Karriera e Ronaldos ishte në ‘fije të perit’ – si u diagnostikua me një lëndim që nuk ka shërim dhe bëhej më keq me kalimin e kohës

  • S.A /
  • 11 September 2021 - 10:27
Karriera e Ronaldos ishte në ‘fije të perit’ – si u diagnostikua me një lëndim që nuk ka shërim dhe bëhej më keq me kalimin e kohës

Cristiano Ronaldo  ka luajtur me një dëmtim të rëndë në gju që nuk ka shërim që nga viti 2014, sipas një postimi interesant në Tëitter.

Fituesi pesë herë i Topit të Artë vazhdon të thyejë rekorde të shumta dhe kohët e fundit u bë golashënuesi ndërkombëtar me më së shumti gola në histori kur kaloi Ali Daein të Iranit.

Sidoqoftë, përpara debutimit të tij të dytë me Manchester United, përdoruesi i Twitter @LLF_14 ka bërë pretendime të jashtëzakonshme se sulmuesi ka luajtur me një gjendje të gjurit të quajtur ‘tendinosis’ që nga viti 2014 – e cila nuk ka shërim.Ronaldo e bëri emrin e tij në Old Trafford si një sulmues i aftë me ritëm të shpejtë dhe driblime, por kthehet si një lojtar i momenteve që kërkon topin në zonë.

Ndryshimi në pozicion dhe stilin e lojës, me sa duket, ka ardhur si rezultat i problemit kronik të gjurit.Lëndimi përshkruhet si deformim dhe jo ‘inflamacion’, që do të thotë se gjendja e gjurit të portugezit do të përkeqësohet sa herë që e përdor atë.

Postimi gjithëpërfshirës thotë se kur Ronaldo filloi të vuante nga kjo çështje, ai ka marrë disa tretmane të ndryshme dhe shikonte më shumë nga vetja për shëndetin e përgjithshëm.Megjithatë, Ronaldo mbetet në formë të jashtëzakonshme fizike dhe pasi nënshkroi një kontratë dyvjeçare për një qëndrim të dytë në United, ai është i uritur për më shumë tituj.

Ai i tha faqes zyrtare të Manchester United: “Unë nuk jam këtu për pushime […] Më parë ishte mirë, duke fituar gjëra të rëndësishme dhe unë e kisha veshur fanellën për shumë vite”.“Por, unë jam këtu për të fituar përsëri. Unë jam i aftë, unë dhe shokët e mi të skuadrës. Unë jam gati të shkoj. Është një shans i mirë për mua, për tifozët, për klubin, për të bërë një hap përpara”.

“Unë mendoj se do të jem një gjë e madhe në tre ose katër vitet e ardhshme”, ka shtuar më tej ai.

Image

(Kosova Sot Online )