Interi i shkon Sampdorias, synon ta vazhdojë serinë e fitoreve – formacionet zyrtare

  • E.K /
  • 12 September 2021 - 11:46
 Interi i shkon Sampdorias, synon ta vazhdojë serinë e fitoreve – formacionet zyrtare

Interi do të kërkojë të vazhdojë me fitore në fillim të sezonit 2021/22, kur të përballet sot me Sampdorian në udhëtim, në përpjekje për ta mbrojtur titullin në Serie A.

Takimi i javës së tretë në Serie A mes Sampdorias dhe Interit zhvillohet në Stadiumin Luigi Ferraris në Genoa, në orën 12:30.

Simone Inzaghi i nisi pozitivisht aventurën si trajner i Interit, duke e mposhtur Genoan dhe Veronën në dy ndeshjet e para, para ndeshjeve të kombëtareve.

Sampdoria, në anën tjetër, është ende në kërkim të fitores së parë në ligë, pasi në dy ndeshjet e para pësoi një humbje dhe një barazim.

Te zikaltrit rikthehen Roberto Gagliardini dhe Alexis Sanchez, pasi janë shëruar nga lëndimet, por ndeshjen e nisin nga banka e rezervistëve.

Lautaro Martinez, i cili të premten u rikthye në Itali nga detyra me kombëtaren e Argjentinës, luan titullar përkrah Edin Dezkos.

Formacionet zyrtare:

Sampdoria: Audero; Bereszynski, Yoshida, Colley, Augello; Candreva, Adrien Silva, Thorsby, Damsgaard; Caputo, Quagliarella.

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro; Dzeko.

(Kosova Sot Online)