David Haye rikthehet me fitore në boks, i kërkon përballje Tyson Furyt

  • S.A /
  • 13 September 2021 - 16:06
David Haye rikthehet me fitore në boks, i kërkon përballje Tyson Furyt

David Haye i kërkoi përballje Tyson Furyt, pasi fitoi luftën e tij të rikthimit në ring disa vjet pas pensionimit.

Legjenda britanike e boksit u rikthye nga pension tre vjet pasi vari dorezat pas dy humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Tony Bellew. Haye u rikthye mbrëmjen e së shtunës në ring për të luftuar me Joe Fournier, njeriun që ai dikur promovoi dhe e menaxhoi.

Dyshja, të cilët kanë gëzuar një miqësi të mirë për disa vjet dhe më parë u grindën me njëri-tjetrin, luftuan për tetë raunde dy minutëshe.

Në fund, Haye fitoi me lehtësi të gjitha raundet, të cilat përfshinin edhe një nokaut në raundin e parë pas një goditjeje të fortë.

Më pas, britaniku e ftoi rivalin e vjetër Furyn për një përballje, tetë vjet pasi ata kishin planifikuar të luftonin me njëri-tjetrin, meç i cili dështoi.

“Ka një luftëtar për të cilin do të kthehesha në boksin profesionist dhe ai është Tyson Fury”,

“Tyson Fury, i dhjamosur, unë e njoh kriptonitin e tij, e di atë që ai nuk mund të përballojë”, ka thënë Haye.

Haye duhej të luftonte me Fury në 2013, por u detyrua të tërhiqej dy herë pas lëndimit. Në vitet që nga ajo kohë, ‘Gypsy King’ është bërë dy herë kampion i peshave të rënda.

(Kosova Sot Online )