Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve: Na presin tetë takime në fazën e grupeve

  • S.A /
  • 14 September 2021 - 08:25
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve: Na presin tetë takime në fazën e grupeve

Liga e Kampionëve rikthehet sot (e martë) edhe zyrtarisht, duke startuar kështu me fazën e grupeve.

Gara më e madhe për klube në Evropë do t’u sjell tifozëve një kënaqësi të veçante, derisa Telegrafi ka krijuar një rubrikë të veçantë, ku do t’i kushtohet detajeve të takimeve, historive dhe analizave.

Nga ora 18:45 do të startojnë dy takime, siç janë ato mes Sevillës e Red Bull Salzburgut, derisa Manchester United është mysafir i Young Boys.

Përballja më interesante e këtij starti të fazës së grupeve është ai në mes të Barcelonë dhe Bayern Munichut që luhet në ora 21:00.

Nga ky orar luajnë edhe Chelsea që është mikpritës i Zenitit, derisa Juventusi i shkon Malmos. Takimet e tjera që luhen po ashtu nga ora 21:00, janë edhe Dynamo Kiev ndaj Benfikës, Lille e pret Wolfsburgun, dhe Atalanta udhëton te Viallareali.

Telegrafi tashmë ka startuar me rubrikë të veçantë për Ligën e Kampionëve dhe mund të informoheni për çdo gjë që u intereson.

(Kosova Sot Online )