Barcelona tenton transferimin e Onanas me parametra zero

  • S.A /
  • 14 September 2021 - 15:44
Barcelona tenton transferimin e Onanas me parametra zero

Barcelona është futur në garë për portierin e Ajaxit, Andre Onana, të cilin synon ta marrë si të lirë.

Gardiani do të jetë lojtar i lirë verën e ardhshme, kur edhe i skadon marrëveshja e tanishme me Ajaxin.

Barcelona është duke e vëzhguar nga afër situatën e portierit të Kamerunit, i cili kishte qenë pjesë e akademisë së famshme të Barçës, La Massia.

Por, katalunasit do të përballen me konkurrencë të fortë nga Interit, kampioni i Italisë për të cilin thuhet se është në bisedime të avancuara me portierin 25-vjeçar.

Onana është duke e vuajtur një pezullim nëntëmujor nga futbolli, i cili do t’i përfundojë më 3 nëntor, pasi kishte dalë pozitiv në testin për doping kohë më parë.

(Kosova Sot Online )