PSG e fillon kampanjën e Ligës së Kampionëve në udhëtim te Club Brugge, formacionet e mundshme

  • s. /
  • 15 September 2021 - 10:51
PSG e fillon kampanjën e Ligës së Kampionëve në udhëtim te Club Brugge, formacionet e mundshme

Club Brugge dhe Paris Saint-Germain do të ndeshen sot (e mërkurë) mes vete në ndeshjen e vlefshme për Grupin A në Ligën e Kampionëve.

Parisienët e përforcuar tej mase e nisin sot sezonin në udhëtim të klubi belg, nga ku do të kërkojnë triumfin në garën evropiane.

Ky takim do të zhvillohet në ‘Jan Breydel Stadion’ me fillim nga ora 21:00 dhe është i vlefshëm për Grupin A.

Të dyja skuadrat pritet të kenë mungesa të rëndësishme, por trajnerët e tyre janë gati të luajnë me më të mirët.

Te PSG nga minuta e parë pritet të luajë Lionel Messi së bashku me Neymar dhe Kylian Mbappe, teksa te vendasit Simon Mignolet është në portë.

Formacionet e mundshme

Club Brugge: Mignolet; Mata, Mechele, N’Soki, Sobol; Vormer, Rits, Vanaken; Sowah, Ketelaere, Lang;

PSG: Navas; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Herrera, Paredes, Wijnaldum; Messi, Mbappe, Neymar:

Image

(Kosova Sot Online )