“Nuk është viti i fundit i Mbappes në PSG, do të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe ai do të rinovojë kontratën”

  • E.K /
  • 15 September 2021 - 18:49
 “Nuk është viti i fundit i Mbappes në PSG, do të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe ai do të rinovojë kontratën”

Paris Saint Germain i rezistoi një oferte tunduese nga Real Madridi për kartonin e Kylian Mbappe, ndërsa tani rrezikon të humbasë sulmuesin francez me parametra zero, duke qenë se i skadon kontrata verën e ardhshme.

Megjithatë drejtori sportiv i francezëve, Leonardo deklaron me bindje se ky nuk do të jetë viti i fundit i Mbappe me fanellën e PSG-së, teksa ndër të tjera shpjegon edhe lidhjen e fortë të sulmuesit me klubin kryeqytetas.

“Mbappe është në vitin e fundit të kontratës, por e vërteta është që nuk e shoh si vitin e fundit të tij me PSG-në. Lidhja e tij me klubin është shumë e thellë dhe mund të them se sulmuesi është ai që na duhet për të përfaqësuar ekipin, pasi është francez dhe mbi të gjitha, një nga më të mirët në botë. Besoj që do ta gjejmë gjuhën për rinovimin e kontratës”, deklaroi Leonardo.

Derisa Reali po shpreson që ta marrë Mbappen vitin tjetër falas, kur t’i skadojë kontrata.

Megjithatë, ata janë të vetëdijshëm se deri në janar, janë shumë ditë përpara që lojtari t’i përballojë presionet e vazhdueshme të Parisit që do t’i bëjë derisa ta blindojë Mbappen.

(Kosova Sot Online)