Derisa po luante futboll, lojtarit të Chelseat ia vjedhin medaljet e Champions, Superkupës dhe “Euro 2020”

  • E.K /
  • 16 September 2021 - 18:28
Derisa po luante futboll, lojtarit të Chelseat ia vjedhin medaljet e Champions, Superkupës dhe “Euro 2020”

Mbrojtësit, Reece Jamesishtei kanv vjedhur medaljet e Champions, Superkupës dhe Euro 2020 gjatë ndeshjes kundër Zenitit të cilën Blutë e fituan 1-0 me golin e Lukakut.

Madje është vetë lojtari i cili publikoi pamjet në Instagram.

“Në mbrëmjen e 14 shtator 2021 kur isha duke luajtur për klubin në rikthimin e Ligës së Kampionëve, një grup i hajdutëve më kanë hyrë në shtëpi”.

“Ata menaxhuan të marrin disa gjëra të rënda për mua personale në makinën e tyre. Ata morën medaljet e Ligës së Kampionëve, Superkupës së Evropës dhe të argjendtën e “Euro 2020”.

“Këto medalje u fituan derisa përfaqësoja Chelsean dhe Anglinë, ndere që askush nuk mund t’i marrë nga unë, pavarësisht që nuk kam medaljet fizike për të dëshmuar”.

“Jam duke kërkuar nga tifozët e Chelsea dhe Anglisë të më ndihmojnë t’i gjejë këta individë që nuk do pushojnë lehtë, ngase provat do i ndjekin”.

“Policia, këshilluesit e mi deh Chelsea janë prapa meje. Ne jemi duke iu afruar. Fatmirësisht askush nuk ishte kur hynë në shtëpi, por dua t’iu tregojë se jam mirë. E vlerësojmë vërtet t’iu them të gjitha keqkuptimet dhe shpresojmë t’i kapim se bashku këta individë dhe të dërgojmë në drejtësi, aty ku duhet”, shkroi ai.

(Kosova Sot Online)