“Shënova 27 gola dhe ata më sollën Kakan dhe Benzeman… çfarë duhej të bëja më shumë!”

  • S.A /
  • 17 September 2021 - 09:25
“Shënova 27 gola dhe ata më sollën Kakan dhe Benzeman… çfarë duhej të bëja më shumë!”

Gonzalo Higuaín ka dhënë një intervistë për ESPN ku ka folur për kohën e tij në Madrid dhe ka treguar se si e përjetoi konkurrencën te Los Blancos.

Ai ishte pjesë e Madridit në vitin 2009, kur Reali bleu 8 futbollistë, në mesin e tyre yje si Ronaldo, Benzema, Kaka, Alonso etj, derisa vit pas viti vinin edhe më shumë. Ai thotë se kishte mbetur i habitur, pasi sezonin që erdhën lojtarë të mëdhenj, ai kishte shënuar më së shumti gola.

“Në seancën e parë stërvitore, mbaj mend që Capello më zgjodhi mua. Pas një viti shënova 27 gola, Cristiano 26… dhe në verë ata sollën Benzeman dhe Kakan. Unë thashë: “Si është e mundur. Sa gola duhet të shënoj? Unë jam një golashënues dhe ju më sillni Benzeman dhe Kakán”.

Sidoqoftë, Higuaín përfundoi duke e pranuar se versioni i tij më i mirë erdhi kur ai kishte një konkurrent për të njëjtën pozicion

“Ardhja e Benzemas bëri që të nxjerrë më të mirën nga vetja. Me Benzeman ishte një garë shumë e shëndetshme. Ai na bëri të dyve të performojmë më mirë. Ju mund ta shihni se ai ishte një sulmues i mrekullueshëm. Fatkeqësisht ne nuk mund të luanim shumë së bashku”.

Higuain luajti shtatë sezone në Bernabeu, bëri 264 paraqitje me fanellën e bardh dhe shënoi 121 gola. 

(Kosova  Sot Online )