Nën hijen e dialogut Kosovë-Serbi, vjen ndarja e rrezikshme e politikës shqiptare

Nën hijen e dialogut Kosovë-Serbi, vjen ndarja e rrezikshme e politikës shqiptare
Nën hijen e dialogut Kosovë-Serbi, vjen ndarja e rrezikshme e politikës shqiptare

Dr. Hysni Aliu

  • 17 September 2021 - 06:50

Shkruan:Dr. Hysni Aliu

Unë si individ që bëjë analiza të zhvillimeve në Kosovë rajon dhe botë, rrallë herë, kam ndonjë konfuzion në lidhje me atë se çka është duke ndodhë dhe çka do të ndodhë në të ardhmen, por kësaj here, më duhet të pranoj që gjërat kanë shkuar përtej logjikës sime të shëndoshë, si rrjedhojë jam i shqetësuar sinqerisht, sepse nuk po mundem ta kuptoj atë që po ndodhë e as atë që do të ndodhë. Për mua, zhvillimet  e disa viteve të fundit në Ballkanin perëndimor janë tepër shqetësuese. Pas tentimit të ndarjes së Kosovës nga treshja Thaçi Vuqiq Rama, tentim i cili dështoi, ku njëri nga pjesëmarrësit përfundoi në Hagë, tani plane ogurzezë po zhvillohen fatmirësisht pa pjesëmarrjen e Kosovës, por duke pasur brenda shtetin shqiptar dhe Maqedoninë e Veriut ku shqiptarët kanë një rol thelbësor në zhvillimet atje.

Me largimin e z.Thaçit, siç po duket,  rolin e ndërlidhësit Shqipëri -Serbi e ka marrë z. Ali Ahmeti, që ndanë të njëjtat vlera me ata që na robëruan për 20 vite. Nuk po më befason sjellja e Serbisë, sepse ajo vuan nga një patologji e robërimit të të  tjerëve që në fund  del të jetë vetë shkatërruese për ta, ashtu siç ju ndodhi para 20 viteve, por po më dhembin disa aspekte tjera, që ndërlidhen me neve shqiptarët si një komb, por edhe me perëndimin si tërësi.  Në kohën kur në SHBA kemi  një administratë të përgjegjshme në krye me presidentin Biden, dhe në BE  shtetin Gjerman që është një shtet mik  i dëshmuar, natyrisht edhe shtete tjera, ndarja e politikës shqiptare në dysh, ku Shqipëria i bashkohet një nisme në kundërshtim me BE-në, ndërsa Kosova  ndjek një rrugë tjetër, për mua  është shumë e çuditshme dhe shumë shqetësuese. 

Unë, nuk besoj që z. Rama do të guxonte të bënte diçka të tillë, pra aleancën me Serbinë, duke përjashtuar Kosovën, pa lejen e SHBA-ve, dhe po ashtu nuk besoj që z. Kurti do të kundërshtonte këtë aleance  Serbo Maqedoni Shqiptare, nëse SHBA-të  do ta vlerësonin si të dobishme dhe të domosdoshme një pjesëmarrje në të. Si rrjedhojë e tërë kësaj, ku logjika e shëndoshë mungon, unë besoj që loja e Serbisë me dy e tri karrika është përhapur edhe në vendet e tjera të rajonit, lojë e cila do të sjelle kaos dhe vuajtje.  Një ditë isha duke shikuar një emision në tv, ku një gjarpër, pasi që futi kokën dhe një pjesë të trupit, në një zgavër guri,  ku gjeti gjahun e vet, dhe të cilin e përpiu, si rrjedhojë gjarprit ju zmadhua barku, duke e bllokuar vetveten në atë zgavër, nga e cila dëshpërimesh mundohej të dilte por nuk ja dilte, mu kujtua z. Rama, i cili ashtu siç bëri z. Thaçi, e futi veten në një  aleancë me Vuçiqin dhe në një luftë të të mëdhenjve, ku si rrjedhojë do përfundoj si ai xharpëri  në  zgafellë, apo Thaçi në Hagë, ku ajo që e përpiu, duke besuar që është e mirë, do  del të jetë fatalë për vetveten. E fatkeqësisht, edhe ne si komb shqiptare do të vuajmë pasojat e futjes së kokës aty ku nuk duhet të futet. 

Unë, besoj shumë, që SHBA- të duhet ti ftojnë në shtëpinë e bardhë, si kryeministrin Albin Kurti ashtu edhe kryeministrin Edi Rama, në mënyrë që atje të qartësohen gjërat dhe në mënyrë që ne si komb të veprojmë të bashkuar dhe të jemi me një zë për çdo gjë që ndodh rreth nesh dhe për ne. Po ashtu Gjermania,  SHBA-të Britania e Madhe e Franca, me Italinë, duhet të kenë një vizion të qartë dhe të përbashkët për Kosovën dhe Shqipërinë, përndryshe, çdo gjë do të shkoj në dobi të Serbisë e Rusisë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".