Daku vjen nga stoli dhe ia siguron Osijekut fitoren dramatike me dy golat e parë në kampionatin kroat

  • G.G /
  • 20 September 2021 - 07:13
Daku vjen nga stoli dhe ia siguron Osijekut fitoren dramatike me dy golat e parë në kampionatin kroat

Mirlind Daku ishte heroi i Osijekut duke ia siguruar një fitore me përmbysje 3:2 ndaj Goricas, me dy golat e tij të parë në kampionatin elitar kroat të dielën.

Kur sulmuesi i Kosovës Daku u fut në lojë në pjesën e dytë dhe ia doli ta barazoi dy herë rezultatin ndaj Goricas, para se Loncar ta shënonte golin e triumfit për Osijekun në Gradski vrt.

Kjo ishte një fitore tejet e rëndësishme për Osijekun, pasi po vinte në këtë takim nga dy humbje dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit në 1. HNL.

Daku i kishte bërë vetëm tri paraqitje si zëvendësues para këtij takimi por shpërthimi i tij me dy gola të dielën ndaj një rivali si Gorica mund t’ia ndërrojë mendjen trajnerit Nenad Blelica.

Ish-sulmuesi i Ballkanit në Superligën e Kosovës u fut në lojë në minutën e 67-të, në vend të Mierez.

Më pak se 10 minuta më vonë, ai e barazoi rezultatin në 1:1, para se ta barazonte përsëri rezultatin në minutën e 84-të me një gol me kokë.

Daku tani i ka 3 gola në 6 paraqitje në të gjitha garat për Osijekun, apo në vetëm 126 minuta lojë.  

Me këtë fitore, Osijeku ndan kreun e tabelës në kampionatin kroat me Rijekan, me nga 17 pikë secila. 

(Kosova Sot Online)