Futbollist dhe njeri i jashtëzakonshëm, Ronaldo ndalon makinën për ta bërë të lumtur një fëmijë që e priste gjatë

  • S.A /
  • 20 September 2021 - 15:58
Futbollist dhe njeri i jashtëzakonshëm, Ronaldo ndalon makinën për ta bërë të lumtur një fëmijë që e priste gjatë

Cristiano Ronaldo është rikthyer në Manchester United duke i bërë të lumtur tifozët e Djajve të Kuq. Transferimi i tij në Old Traford ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm nga të gjithë, tifozët, mediat e kundërshtarët. Portugezi ka bërë një gjest të madh në fundjavë me një tifozë të vogël të tij.

Një fëmijë tifozë i zjarrtë i portugezit kishte shkruar një pankartë “Ronaldo, të lutem a mund të ndalosh? Do të më zbukuroje fundjavën”?. 36-vjeçari pranoi me kënaqësi të bënte foto me vogëlushin i cili dukej shumë i lumtur. Gjesti i Ronaldos është vlerësuar lartë në Angli nga tifozët e futbollit, pasi një gjest i vogël i portugezit ka bërë shumë të lumtur një tifoz të madh të futbollit.

(Kosova Sot Online )