James buzë kalimit në Katar

  • S.A /
  • 21 September 2021 - 12:30
James buzë kalimit në Katar

James Rodriguez pritet t’i ndajë rrugët me Evertonin sapo të ketë arritur marrëveshje me klubit e Katarit Al Rayyan. Ish-ylli i Real Madridit u pa në aeroportin e Mançesterit të dielën, nga ky thuhet të ketë udhëtuar drejt Katarit për t’iu nënshtruar testeve mjekësore. Rregullo problemet e tua në shtrat për 5 sekonda.

Hollësitë nga ujdia mes Evertonit dhe Al Rayyanit ende nuk janë bërë të ditura, por besohet se James do t’i bashkohet klubit nga Katari në një marrëveshje huazimi.Për përfaqësuesin e Kolumbisë interesim kishin shprehur edhe klubet italiane, turke dhe portugeze, por asnjëra prej tyre nuk ishte në gjendje ta mbulonte pagën e tij të lartë. James ende nuk e ka vënë nënshkrimin mbi marrëveshje me Al Rayyan, por kjo pritet të ndodhë shumë shpejt, pasi ka pajtim mes të tri palëve.

(Kosova Sot Online )