Martial drejt Barcelonës në janar

  • S.A /
  • 22 September 2021 - 10:00
Martial drejt Barcelonës në janar

Barcelona dëshiron ta blejë sulmuesin e Manchester Unitedit, Anthony Martial, në afatin kalimtar të janarit.

Barça mund të jetë një mundësi e mirë për Martialin për ta shpëtuar karrierën në afatin e ardhshëm kalimtar.

Sipas Eurosportit, gjiganti spanjoll është i gatshëm të rrezikojë për ta blerë sulmuesin francez në formë të dobët.

Besohet se Unitedi e ka lënë Martialin të lirë të vendosë nëse dëshiron të largohet, posaçërisht pas kthimit të Cristiano Ronaldos në klub.

Me Ronaldon tani në Old Trafford, shanset e 25-vjeçarit për të luajtur rregullisht janë tejet të vogla.

Barcelona kërkon sulmues dëshpërimisht pas largimit të Lionel Messit dhe Antoine Griezmannit në verë.

(Kosova Sot Online )