Lexoni edhe:
Është koha që NATO- ja dhe shteti i Kosovës të ja thyejnë turinjtë Serbisë për ta shpëtuar Ballkanin nga rreziku i shpërthimit të zjarrit të ri të luftës
Ronald Koeman ka thënë se Lionel Messi ishte si një tiran gjatë stërvitjeve në Barcelonë.
Superylli argjentinas i rriti standardin në Camp Nou duke u zhvilluar për t’u bërë njëri prej futbollistëve më të mirë në historinë e kësaj loje, para se të largohej për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit këtë vit.
Ronald Koeman left the Barcelona press conference after reading out a statement and refusing to take questions.
— Goal (@goal) September 22, 2021
According to reports, the club didn’t know that was what he planned to do ?pic.twitter.com/7CZ3I79NdJ
Trajneri i Barçës Koeman ka treguar hollësi nga puna e Messit në ushtrime me ekipin, duke thënë se ai zemërohej shumë nëse nuk i fitonte ndeshjet stërvitore.
“Messi ishte aq i mirë dhe fitoi. Natyrisht se ai kishte lojtarë të mirë përreth vetes, por ai e bënte dallimin. Të gjithë duken më të mirë sesa që janë falë tij. E dija sa i mirë ishte, por ta shihja nga afër ishte edhe më mirë”, tha Koeman për Voetbal International.
Reklamë
“Kur ushtronim goditje në portë në stërvitje, ndodhte që lojtarët nganjëherë ta godisnin topin lehtësisht dhe të llastoheshin. Por me Messin çdo gjë ishte: bum, bum, bum, bum. Ai gjithmonë donte të fitonte çdo gjë”, tregoi ai.
Koeman shtoi: “Messi më tregoi që kishte humbur një herë në lojën rondo gjatë gjithë atyre viteve në Barcelonë. Me të, lojtarët e vjetër nuk e humbën asnjë ushtrim kundër të rinjve. Ndodhi një herë dhe Messi ishte mllefosur seriozisht për javë të tëra. Vërtet një tiran”.
(Kosova Sot Online )