Është koha që NATO- ja dhe shteti i Kosovës të ja thyejnë turinjtë Serbisë për ta shpëtuar Ballkanin nga rreziku i shpërthimit të zjarrit të  ri të luftës

Është koha që NATO- ja dhe shteti i Kosovës të ja thyejnë turinjtë Serbisë për ta shpëtuar Ballkanin nga rreziku i shpërthimit të zjarrit të  ri të luftës
Është koha që NATO- ja dhe shteti i Kosovës të ja thyejnë turinjtë Serbisë për ta shpëtuar Ballkanin nga rreziku i shpërthimit të zjarrit të  ri të luftës

Dr. Hysni Aliu

  • 22 September 2021 - 09:11

Shkruan:Dr. Hysni Aliu 

 Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, janë sa shqetësuese po aq të logjikshme. Me vite të tëra, bashkësia ndërkombëtare së bashku me qeveritë e kaluara, ushqej epshet e Serbisë dhe besimin e gabuar të tyre që Kosova nuk është e pavarur dhe si rrjedhojë nuk mundet të jetë e barabartë me Serbinë as në tavolinën e bisedimeve e as në  të drejtën për reciprocitet. Gabimet e njëpasnjëshme të bashkësisë ndërkombëtarë, i dhanë Serbisë një vetëbesim  të një manjaku, i cili beson që çdo gjë e pamundshme është e mundshme.

 Me vetëdije apo pa vetëdije, perëndimi e forcoj  Serbinë ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht armikun e vetë,  deri në një masë që tani është shndërruar në kërcënim edhe për vetë ata. Vuçiq po rrezikon paqen në Bosnjë, Malin e Zi dhe Kosovë, me sjelljen prej një kapadaiu, duke përdorur popullatën civile dhe objektet fetare si mburoje për aksionet e ti destabilizuese në Ballkan. Bashkësia ndërkombëtare, ka lëshuar shume raste ideale për ta ndalë Serbinë, që nga Bosnja tek Kosova,  e së fundmi në Malin e Zi, e tani sërish në Kosovë. 

Të besosh që Serbia do të bëhet mike me perëndimin apo do ta pranon Kosovën si shtet, është sikurse të besosh te një vrasës serik apo një terrorist që do te ketë mëshirë ndaj viktimave të tij e si rrjedhojë nuk do i dëmton.  Unë në shkrimet e mia të mëhershme, kam thënë, që atë që e ka arritur BE në bisedimet Kosovë Serbi, kjo e fundit mund ta shkatërron brenda 1 ore, dhe tani kështu po ndodhë.Gjatë tërë kohës kemi pasur marrëveshje, ku Serbia nuk ka lëshuar pe në raport me pranimin e Kosovës si shtet, as në mënyrë indirekte, kurse Kosova gjatë tërë kohës, ka heq dorë nga sovraniteti i vet duke kërcënuar seriozisht shtetësinë Kosovës. 

Marrëveshja e Brukselit e vitit 2015 e cila u nënshkrua si rrjedhoje presionit të Gjermanisë, ishte gjëja më e dëmshme që mundë  ti bëhej  Kosovës, dhe mashtrimi më i madh për popullatën. Tani kurë Kosova ka filluar të sillet si shtet, Serbia, le që po i minon të gjitha marrëveshjet e Brukselit, por po kthehet në vitin 1999, dhe rezolutën 1244, duke bërë kështu përgatitjet paraprake për kthim në ” objektet kulturore”  në Kosovë, ashtu siç bëri me Malin e Zi, ku NATOJA çuditërisht heshti para disa javësh, dhe duke planifikuar një invazion në Kosovë, nëpërmjet atyre ”ushtarëve të vegjël” si në rastin e Krimesë, ku perëndimi pësoj një fiasko dhe u gjend para një akti të kryer të Rusisë. 

Unë besoj shumë që tani është koha e fundit që NATO ja BE dhe SHBA-të, të flasin me një gjuhë të qarte, ashtu siç po flet për ta z. Vuçiq. NATO ja duhet të ja thyej turinjtë Serbisë në Kosovë pikërisht tani, nëse nuk dëshiron që Bosnja të ndahet, së bashku me Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut. Pasi  që Serbia po kthehet në vitin 1999, edhe NATO ja duhet të kthen rregullat që vlenin atëherë, përfshirë edhe zonën e ndaluar përreth Kosovës. 

Institucionet e Kosovës, le që nuk duhet të tërhiqen nga reciprociteti, por duhet të zgjerojnë reciprocitetin në çdo aspekt. Këto institucione, duhet të shuajnë çdo institucion paralel në Kosovë, duke filluar nga veriu i Mitrovicës, e duke vazhduar në jug të Ibrit nëpër çdo komunë të Kosovës ku ekzistojnë këto institucione. Për bashkësinë ndërkombëtare, reciprociteti do të thotë, reciprocitet në raport me pretendimet e Serbisë me vendet fqinjë dhe pakicat serbe që jetojnë atje, pra në praktike kjo do të thotë, që atë që kërkohet për serbët në veri e Bosnjë e Mal të Zi të kërkohet për shqiptarët, e boshnjakët në Luginë dhe Sanxhak e për Hungarezët në Vojvodinë. Një përgjigje e tillë, do ta kthente me këmbë në tokë Serbinë, ose do ta detyronte ta shfaqë fytyrën e vërtetë të vetë, që është fytyra e një shteti që kurrë nuk ka dal nga e kaluara millosheviqiane. Përballja me Serbinë para 15 vitesh ka qenë më e lehtë, tani përballja me ta do të ishte më e lehtë sesa përballja pas 5 apo 10 vitesh.  

Deshëm ne apo s’deshëm, tregimi i dhëmbëve nga NATO ja dhe nga shteti i Kosovës, do të ndodhë, mirëpo nëse kjo vonohet gjasat për humbje në këtë beteje shtohen, si rrjedhojë e ndryshimeve në baraspeshën e faktorëve dominues në botë, kamë parasysh këtu, Kinën, Rusinë, me vonë edhe Indinë, e vende të tjera, të cilat ngadalë por sigurt po ngritën duke ndryshuar raportin e forcave në botë. Shkurt me thënë, koha nuk punon për ne. Serbia është një zjarr për Ballkanin, që duhet të fiket sa më herët, ose një kancer për rajonin që duhet të operohet sa më shpejt sa nuk ka shkaktuar metastaza. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".