“Je një copë m*ti” – Marku nxirret me forcë nga konferenca, deshi ta rrihte kundërshtarin

  • G.G /
  • 23 shtator 2021 - 15:46
“Je një copë m*ti” – Marku nxirret me forcë nga konferenca, deshi ta rrihte kundërshtarin

Florian Marku u nxor me forcë nga salla e konferencës për shtyp nga sigurimi dhe pastaj e shtyu me duar kundërshtarin e vet Maxim Prodan të enjten.

Boksieri shqiptar do ta sfidojë Prodanin për titullin e ndërkombëtar në kategorinë gjysmë të mesme në IBF të shtunën në stadiumin e Tottenhamit në Londër.

Marku u tërbua qysh para meçit dhe gjatë konferencës i kërkoi kundërshtarit t’i qërojnë hesapet në sallën e konferencës.

Sigurimi ndërhyu dhe e largoi atë nga salla për shkak se u përpoq të ballafaqohej fizikisht me Prodanin.

Gjatë pozimit ballë për ballë para meçit, Marku e shtyu me të dy duart boksierin rumun.

“Ai nuk është përballur kurrë me dike si unë në jetën e tij dhe do t’ia tregoj këtë të shtunën”, tha Marku.

Gjakrat u nxehën kur Prodan tha: “Marku është një hiç. Ju vini nga një sport tjetër. Do t’ju tregoj çfarë është boksi të shtunën”.

Marku shpërtheu dhe tha: “Ju jeni një copë m*ti. Mund të luftojmë këtu po deshe? Eja të luftojmë këtu. Eja, lufto këtu, ti copë m*ti!”

Meçi mes Markut dhe Prodan do t’i paraprijë meçit kryesor të mbrëmjes mes Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk për titujt e botës në kategorinë e rëndë.

(Kosova Sot Online)