Premierliga me ligj të ri, 9 ekipe duhet të ndryshojnë sponsorët

  • S.A /
  • 24 September 2021 - 10:23
Premierliga me ligj të ri, 9 ekipe duhet të ndryshojnë sponsorët

Qeveria e Britanisë do të vijë me ligj të ri për sponsorizimet duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Shumë klube të Premier League kanë sponsor, kompani bastesh apo pije alokolike do të hiqen përfundimosht raporton Daily Mail.

Reklamat e lojërave të fatit dhe alkoolit i janë nënshtruar një kontrolli të madh vitet e fundit, madje reklamat e cigareve tashmë janë plotësisht të ndaluara në sport, me kompanitë alkoolike që ende lejohen të reklamojnë produktet e tyre në rrethana të caktuara.

9 klubet e Premier League që do të humbnin sponsorin e tyre të fanellës sipas rregullave të propozuara janë: Burnley, Newcastle United, Leeds United, West Ham United, Wolves, Watford, Southampton, Crystal Palace dhe Brentford.

(Kosova Sot Online  )