Vinicius me pagën më të vogël në Madrid, të tjerë që nuk luajnë paguhen sa ai

  • G.G /
  • 24 September 2021 - 14:41
Vinicius me pagën më të vogël në Madrid, të tjerë që nuk luajnë paguhen sa ai

Vinicius e ka nisur sezonin furishëm.

Ai ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar tri asistime në gjashtë ndeshjet e para në La Liga.

Vini është në një formë fantastike dhe shihet si një armë e fort për Madridin që të triumfojë në fund të sezonit.

Mirëpo, kur vjen puna te pagat, Vinicius është në mesin e lojtarëve që më së paku fiton në sezon.

Aktualisht, sipas Goal, ai fiton 3.2 milionë euro në sezon, aq sa Dani Ceballos, Jesus Vallejo dhe Andriy Lunin.

Madridi e ndjen se braziliani meriton më shumë dhe se shumë shpejt mund të nisin bisedimet për rinovimin e kontratës dhe përmirësimin e kushteve ekonomike. 

(Kosova Sot Online)