Florian Marku ka prejardhje nga Kosova...

  • G.G /
  • 25 September 2021 - 11:11
Florian Marku ka prejardhje nga Kosova...

Në “Tottenham Hotspur Stadium”, Florian Marku do të përballet me boksiern ukrainas, Maxim Prodan, për titullin ndërkombëtar IBF në peshën e mesme.

Florian Marku ka prejardhje nga Kosova? Kjo është thënë vazhdimisht nga Marku në intervista.

“Nisur nga historia e familjes sime, di që gjyshi im është nga Kosova, por gjatë regjimit komunist ka qenë i internuar në Lushnjë, së bashku me shumë kosovarë të tjerë. Këtu ka jetuar edhe babai im.

Prandaj unë kam lindur në qytetin e Lushnjës” – kishte thënë Marku për mediat shqiptare në maj të vitit 2018.

(Kosova Sot Online)