Krasniqi: Dyshoj se Joshua do të arrijë në maje sërish

  • A.P /
  • 26 September 2021 - 14:24
Krasniqi: Dyshoj se Joshua do të arrijë në maje sërish

Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk ia shkaktoi Anthony Joshuas humbjen e dytë në karrierë dhe ia mori titujt e botës në kategorinë e rëndë, WBA, WBO, IBF, mbrëmë.

Usyk fitoi ndaj britanikut në Londër me vendim unanim të gjyqtarëve.

Pas këtij meçi ishte ish-boksieri shqiptar, Luan Krasniqi që dha mendimin e tij rreth duelit.

Ai tha se ka dyshimet e tij se Joshua mund të rikthehet në maje sërish.

Urime për Oleksandr Usyk, ishte një performancë e fortë kundër Anthony Joshua. Nuk e prisja këtë. Por ai kurrë nuk e la Joshuan të vinte për t’u zhvilluar dhe merituar fitoren. I ngazëllyer për të parë se si do të vazhdojnë me të dy tani. Personalisht, kam dyshime se Joshua mund të arrijë përsëri në maje.

(Kosova Sot Online)