Prishtina e shkatërron Feronikelin, Ballkani ndalet

  • A.P /
  • 26 September 2021 - 17:14
Prishtina e shkatërron Feronikelin, Ballkani ndalet

Prishtina e ka shkatërruar 4:0 Feronikelin, për ta arritur fitoren e dytë radhazi dhe të dytën në përgjithësi këtë sezon në Superligë, ndërkohë që Malisheva e ka ndalur liderin, Ballkani, të dielën.

Kampionia në fuqi e Kosovës Prishtina e mundi lehtësisht 4:0 Feronikelin në udhëtim, duke e konfirmuar gjetjen e formës në përpjekje për ta mbrojtur titullin

Endrit Krasniqi, Leutrim Kryeziu, Otto John dhe Bleart Tolaj shënuan nga një herë në Drenas për t’ia siguruar skuadrës së Zekirija Ramadanit të gjitha tri pikët e plota për ndeshjen e dytë radhazi.

Kjo fitore nënkupton se bardhekaltrit tani grumbullojnë tetë pikë dhe ngrihen në vendin e gjashtë në renditjen e Superligës, ndërkohë që Feronikeli bie në vendin e shtatë me vetëm gjashtë pikë.

Ndërkohë në lideri Ballkani u ndal nga ekipi që po mahnit më së shumti këtë sezon, Malisheva e sapopromovuar në elitë.

Skuadra e Bekim Isufit nuk arriti ta thyejë mbrojtjen mbresëlënëse të Malishevës, e cila i ka pranuar vetëm tri gola në gjashtë ndeshje deri tani, në udhëtim.

Ballkani mbetet lider me këtë pikë, pasi tani ka 12 sosh, vetëm një më shumë se vendi i dytë, Malisheva. 


(Kosova Sot Online)