Messi stërvit me ekipin, në prag të ndeshjes ndaj Manchester City në Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 27 September 2021 - 13:01
Messi stërvit me ekipin, në prag të ndeshjes ndaj Manchester City në Ligën e Kampionëve

Lionel Messi duket të jetë i gatshëm për ta ndihmuar Paris Saint-Germainin kundër Manchester City në Ligën e Kampionëve në mesjavë.

Messi ishte në dyshim për ndeshjen e së martës në fazën grupore në Parc des Princes, por ai ka stërvitur me skuadrën në dy ditët e fundit dhe pritet të ftohet nga trajneri Mauricio Pochettino.

Superylli argjentinas e pësoi një dëmtim në gju në fitoren e PSG-së kundër Lyonit para nëntë ditëve dhe si pasojë mungoi në dy ndeshjet e fundit kundër Metz (2:1) të mërkurën dhe ndaj Montpellier (2:0) të shtunën.

Por ai ka stërvitur në ditët e fundit së bashku me ekipin, përfshirë mëngjesin e sotëm.

(Kosova Sot Online )