Joshua u dërgua në spital menjëherë pas humbjes ndaj Usyk

  • S.A /
  • 27 September 2021 - 11:38
Joshua u dërgua në spital menjëherë pas humbjes ndaj Usyk

Anthony Joshua kishte nevojë për tretman të menjëhershëm mjekësor pas disfatës befasuese kundër Oleksandr Usyk dhe si pasojë ishte dërguar në spital pas meçit të shtunën.

Këtë e ka konfirmuar promotori i tij Eddie Hearn, i cili tha se dyshohej se Joshua e kishte thyer zvargën e syrit gjatë luftës.

Usyk e mposhti Joshuan me një paraqitje mahnitëse në Stadiumin e Tottenham Hotspur në Londër, duke ia marrë atij titujt e botës WBA, WBO dhe IBF në kategorinë e rëndë.

Boksier i shkëlqyeshëm ukrainas i dha goditje të njëpasnjëshme Joshuas gjatë gjithë luftës 12 rundëshe, duke i shkaktuar dëmtim serioz në syrin e djathtë.

Syri i Joshuas nisi të ënjtej pas rundit të 10-të dhe pas meçit ish-kampioni i botës tha se nuk kishte parë me atë sy nga rundi i nëntë.

Joshua e ka një mundësi për t’i rifituar titujt e botës përsëri, pasi në marrëveshjen e tij me Usyk ka një klauzolë për rimeç dhe varet nga britaniku nëse dëshiron ta shfrytëzojë këtë të drejtë apo jo.

Kjo ishte hera e dytë që Joshua i humb titujt e botës, pas disfatës tronditëse kundër Andy Ruiz në qershor 2019, para se t’i rifitonte ata vetëm disa muaj më vonë në rimeçin me meksikanin.

(Kosova Sot Online )