Superkupa e Femrave më 4/5 tetor në Pejë

  • A.P /
  • 27 September 2021 - 17:37
Superkupa e Femrave më 4/5 tetor në Pejë

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me KBF Penza do të organizojë Superkupën e Kosovës në konkurrencën e femrave.

Garat do të zhvillohen më 4 dhe 5 Tetor në Pejë. Në gjysmëfinale do të përballen Penza dhe Vëllaznimi, si dhe Prishtina me Bashkimin. Finalja do të zhvillohet më 5 Tetor.

Takimet pritet të jenë shumë interesante, duke marrë parasysh se këto katër skuadra luftuan për titull deri në fund të edicionit të kaluar.

Fitues i fundit i Superkupës është Bashkimi, kurse në edicionin e kaluar Kupën e fitoi Prishtina, kurse titullin skuadra e Penzës, duke e bërë njërin nga edicionet më interesante pasluftës në Kosovë.

Orari

4 Tetor 2021

Gjysmëfinalet:

16:00 Penza – Vëllaznimi

19:00 Prishtina – Bashkimi

5 Tetor 2021

Ora 19:00 FINALJA.

(Kosova Sot Online)