Barça heq dorë nga apelimi, Koeman nuk do të jetë në stol ndaj Atleticos

  • A.P /
  • 27 September 2021 - 19:27
Barça heq dorë nga apelimi, Koeman nuk do të jetë në stol ndaj Atleticos

Ronald Koeman nuk do të jetë në stolin e Barcelonës, këtë të shtunë, kundër Atleticos së Madridit. Jo sepse trajneri holandez i ka dhënë fund aventurës së tij te “blaugranat”, por sepse klubi më në fund ka vendosur të mos apelojë vendimin e Komitetit të Konkurrencës për kartonin e kuq të drejtpërdrejtë që ai mori të enjten, në ndeshjen me Cádizin.

Argumenti i paraqitur nga klubi është se sanksioni i vendosur nga organi federativ ishte “minimumi”, kështu që apelimi i mundshëm nuk do të kishte asnjë rezultat pozitiv.

Koeman një nga dy ndeshjet që u pezullua e shleu në fitoren e Barcelonës 3-0 me Levanten, kështu që nuk do të jetë në stol as në “Wanda Metropolitano”. Katalanët në sfidën me “Los Colchoneros” do t’i drejtojë ndihmësi i holandezit, Alfred Schreuder.

Klubi i Barcelonës njoftoi se do të paraqesë një apel për të verdhën që Sergio Busquest mori kundër Cadiz në përpjekje për të larguar topin e dytë që ishte në fushë.

(Kosova Sot Online)