Rekordet e Messit kundër skuadrave angleze

  • A.P /
  • 29 September 2021 - 18:39
Rekordet e Messit kundër skuadrave angleze

Lionel Messi ishte protagonist mbrëmë në fitoren 2:0 të Paris Saint-Germain kundër Manchester City.

Messi shënoi kundër Manchester City golin e tij të parë në fanellën e PSG.

Fakt interesant është që ylli argjentinas veçse që shënoi golin e parë për PSG, ai po ashtu regjistroi golin e tij numër 27 kundër skuadrave angleze.

Lionel Messi ka një rekord fantastik të golave kundër skuadrave si Manchester United, Arsenal, Chelsea e Liverpool.

Më poshtë i gjeni rekordet e Messit kundër skuadrave angleze:

Arsenal – 6 ndeshje – 9 gola
Manchester City – 7 ndeshje – 7 gola
Manchester United – 6 ndeshje – 4 gola
Chelsea – 10 ndeshje – 3 gola
Tottenham – 2 ndeshje – 2 gola
Liverpool – 4 ndeshje – 2 gola.

(Kosova Sot Online)