Roma e frikshme në UEFA Europa Conference League, të gjitha rezultatet

  • A.P /
  • 30 September 2021 - 21:10
Roma e frikshme në UEFA Europa Conference League, të gjitha rezultatet

Janë mbyllur tetë sfidat e para në UEFA Europa Conference League.

Roma, që është favoriti numër një në këtë garë, bashkë me Tottenhamin, fitoi 3-0 në udhëtim te Zorya Luhanski.

Stephan El Shaarawy, Abraham dhe Smalling shënuan në fitoren e pastër të Romës.

Nga minuta e parë luajti mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.

Pas kësaj fitore, Roma ka shkuar në kuotën e gjashtë pikëve, Bodo/Glimt katër pikë, CSKA Sofia 1 dhe Zorya Luhanski zero.


(Kosova Sot Online)