Ibrahimovic mungon ndaj Kosovës

  • A.P /
  • 02 October 2021 - 19:10
Ibrahimovic mungon ndaj Kosovës

Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë pjesë e Suedisë në ndeshjet e tetorit të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror.

Suedezi Zlatan Ibrahimovic ka pasur probleme me kyçin e këmbës dhe nuk ka qenë i gatshëm në ndeshjet e fundit në Serie A. Përveç kësaj, sulmuesi humbi takimin e së martës mes Milanit dhe Atlético Madrid në Ligën e Kampionëve.

Federata Suedeze e Futbollit tani njofton se Ibrahimovic do të humbasë grumbullimin e ardhshëm të ekipit kombëtar.

Federata Suedeze e Futbollit tani njofton se Ibrahimovic do të humbasë grumbullimin e ardhshëm të ekipit kombëtar. 

“Fatkeqësisht, Zlatan nuk është aq përpara në rehabilitimin e tij sa të mund të jetë pjesë e grumbullimit të ardhshëm. E trishtueshme për ne dhe gjithashtu e trishtueshme për Zlatan sigurisht”, thotë trajneri i ekipit kombëtar të meshkujve Janne Andersson.

(Kosova Sot Online)