Juventusi fiton minimalisht ndaj Torinos

  • A.P /
  • 02 October 2021 - 20:13
Juventusi fiton minimalisht ndaj Torinos

Juventusi e ka fituar derbin lokal ndaj Torinos. Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë në Serie A, Juventusi fitoi minimalisht me rezultat 0:1.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi tek në minutën e 86-të të ndeshjes.

Ishte Locatelli i cili realizoi pas asistimit nga Chiesa.

Kështu, Juventusi merr fitoren e tretë radhazi dhe ngjitet në vendin e tetë në tabelë me 11 pikë.

Në anën tjetër, Torino mbetet i 11-ti me tetë pikë gjithsej. 

(Kosova Sot Online)