Liverpool – Manchester City

  • A.P /
  • 03 October 2021 - 16:50
Liverpool – Manchester City

Liverpooli do të jetë nikoqir i Manchester City sonte në Anfield, në derbin e madh të Premierligës.

Skuadra e Jurgen Kloppit vjen në këtë takim, i cili nis në orën 17:30, pas një barazimi zhgënjyes me Brentfordin në ndeshjen e fundit dhe me synim për t’u kthyer në vendin e parë në tabelën e Premierligës.

City i Pep Guardiolës e ka vetëm një pikë më pak se të kuqtë dhe do të synojë t’ua shkaktojë atyre humbjen e parë në ligë këtë sezon.

Ky do të jetë derbi i parë mes këtyre dy gjigantëve këtë sezon por pritjet janë të mëdha tashmë.

Klopp ka vendosur të luajë me treshen Mohamed Salah, Sadio Madhe dhe Diogo Jota në sulm, me Roberto Firminhon që ngel në stol.

Guardiola, ndërkohë, ka vendosur ta ndryshojë sulmin nga ndeshja e fundit në humbjen kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve dhe do të luajë me Phil Foden dhe Gabriel Jesus nga fillimi.

(Kosova Sot Online)