Prishtina barazon me Dritën

  • A.P /
  • 03 October 2021 - 17:08
Prishtina barazon me Dritën

Prishtina ka barazuar pa gola me Dritën në një derbi të plogësht në Gjilan, i cili mbase do të mbahet në mend vetëm për debutimin e sulmuesit legjendar Besart Berisha për klubin e kryeqytetit.

Nuk ishte një derbi që i përmbushi pritjet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan të dielën dhe Drita ishte e lumtur t’i ndajë pikët me kampionen në fuqi.

Besart Berisha debutoi për Prishtinën në këtë ndeshje, kur u fut në lojë nga stoli në vend të Gauthier Mankenda në minutën e 77-të.

Berisha – i cili iu bashkua Prishtinës javë më parë pasi u largua nga Australia pas një dekade si golashënuesi më i mirë në historinë e A-League me 142 gola – nuk arriti të lërë gjurmë në derbi, megjithatë.

(Kosova Sot Online)