Liverpooli dhe Manchester City ndahen baras në një ndeshej magjike në Anfield

  • A.P /
  • 03 October 2021 - 19:33
Liverpooli dhe Manchester City ndahen baras në një ndeshej magjike në Anfield

Liverpooli dhe Manchester City kanë barazuar 2:2 në një ndeshje magjike dhe dramatike në Premierligë të dielën.

Liverpooli e kishte epërsinë e një goli dy herë, falë golave nga Sadio Mane dhe Mohamed Salah, por City u rikthye dy herë për ta barazuar rezultatin në Anfield përmes Phil Foden dhe Kevin De Bruyne,

Ky barazim i tyre iu përshtat më së miri Chelseat, i cili tani është lider i Premierligës me 16 pikë nga shtatë ndeshje.

Liverpooli bie në vendin e dytë me 15 pikë dhe City i treti me 14 pikë.


(Kosova Sot Online)