Milani e dyfishon epërsinë kundër Atalantës, falë një gabimi tjetër të vendasve

  • A.P /
  • 03 October 2021 - 21:48
Milani e dyfishon epërsinë kundër Atalantës, falë një gabimi tjetër të vendasve

Milani e ka dyfishuar epërsinë kundër Atalantës, në një ndeshje të Serie A që po zhvillohet momentalisht në Bergamo.

Sandro Tonali shënoi për 2:0 për Milanin në minutën e 43-të.

Mesfushori italian e vodhi një top nga një mbrojtës i Atalantës dhe e mposhti portierin Musso me një goditje të bukur.

(Kosova Sot Online)