Manchester City i ankohet Liverpoolit se një anëtar i stafit të tij u pështy nga një tifoz në Anfield

  • A.P /
  • 03 October 2021 - 22:24
Manchester City i ankohet Liverpoolit se një anëtar i stafit të tij u pështy nga një tifoz në Anfield

Manchester City e ka dorëzuar një ankesë te Liverpooli, pasi dyshohet se një tifoz i të kuqve e kishte pështyrë një anëtar të stafit të City gjatë barazimit 2:2 në Anfield të dielën.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, tha pas ndeshjes se nuk ishte i vetëdijshëm për këtë incident në kohën kur ndodhi por se u njoftua më vonë.

“Ata (stafi) më treguan por unë nuk e pashë”, tha Guardiola pas ndeshjes, në të cilën skuadra e tij e barazoi rezultatin dy herë për ta fituar një pikë në fund.

“Jam i sigurt se Liverpooli do të marrë masa ndaj këtij personi. Unë e di se ata janë shumë më të mirë se sjellja e tij”, shtoi ai.

Sipas mediave britanike, Liverpooli është duke e hetuar rastin dhe po i shikon videot e kamerave të sigurisë nga fusha.

Liverpooli e kishte epërsinë e një goli dy herë, falë golave nga Sadio Mane dhe Mohamed Salah, por City u rikthye dy herë për ta barazuar rezultatin në Anfield përmes Phil Foden dhe Kevin De Bruyne.

Ky barazim i tyre iu përshtat më së miri Chelseat, i cili tani është lider i Premierligës me 16 pikë nga shtatë ndeshje.

Liverpooli bie në vendin e dytë me 15 pikë dhe City i treti me 14 pikë.

(Kosova Sot Online)