Mbappe e donte veç Realin

  • A.P /
  • 05 October 2021 - 15:01
Mbappe e donte veç Realin

Sulmuesi francez e ka pranuar se gjatë verës që shkoi dëshironte t’i bashkohej gjigantit spanjoll

Real Madridi vazhdon të mbetet një ëndërr për Kylian Mbappen.

Sulmuesi francez e ka pranuar se gjatë verës që shkoi dëshironte t’i bashkohej gjigantit spanjoll.

Mirëpo, në fund Paris Saint-Germaini nuk e la atë të largohej.

Kampioni i botës me Francën tash është fokusuar tek klubi aktual.

Por, ai ka folur për prapaskenat e afatit të fundit kalimtar të verës.

“Unë jam i lidhur me PSG-në. Por, nëse do të largohesha këtë verë, do ta bëja vetëm për Real Madridin. Ambicia ime ishte e qartë këtë verë”, ka thënë Mbappe për “L’Équipe”.

Sidoqoftë, nëse në të ardhmen i ofrohet një mundësi tjetër, ai do t’i bashkohej me kënaqësi klubit të ëndrrave të tij.

Ish-futbollisti i Monacos nuk e ka vazhduar ende kontratën me PSG-në dhe tashmë ka hyrë në vitin e fundit të saj. 


(Kosova Sot Online)