Katër klube të mëdha pas Wernerit

  • A.P /
  • 05 October 2021 - 15:26
Katër klube të mëdha pas Wernerit

Sulmuesi gjerman nuk e ka gjetur veten sa duhet në Chelsea dhe mund të largohet prej aty në janar

Timo Werner pritet të largohet nga Chelsea.

Sulmuesi gjerman nuk e ka gjetur veten sa duhet në Londër dhe duket se i ka bërë valixhet gati.

Mediumi britanik “Express” raporton se përfaqësuesi gjerman mund të largohet nga kampioni evropian qysh në janar.

Interesim për ish-futbollistin e Leipzigut kanë shfaqur katër klube të njohura evropiane.

Bëhet fjalë për Atletico Madridin, Bayern Munichun, Borussia Dortmundin dhe Jueventusin, të cilat i kanë bërë gati ofertat.

Më i mundshëm është rikthimi i Wernerit në Bundesligë, aty ku e arriti kulmin e karrierës.

Ndërsa, me Chelsean e fitoi Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë në Angli. 

(Kosova Sot Online)