Leonardo i reagon Real Madridit: “Ajo që kanë bërë me Mbappen nuk mund të tolerohet”

  • A.P /
  • 05 October 2021 - 19:14
Leonardo i reagon Real Madridit: “Ajo që kanë bërë me Mbappen nuk mund të tolerohet”

Leonardo, drejtori i PSG-së, ka reaguar pas deklaratave të fundit të numrit një të Real Madridit, Florentino Perez për Kylian Mbappen.

Me një fjalë, ai beson se me një janar do të zgjidhet gjithçka sa i përket të ardhmes së Mbappes dhe Reali mund ta marrë falas.

Megjithatë, PSG ende beson se do ta bindë lojtarin për të rinovuar, derisa për Realin thotë se po tregon mungesë respekti për Parisin.

“Këto fjalë nga Florentino Pérez (për El Debat) janë vetëm një vazhdim i mungesës së respektit për PSG-në dhe Kylian. Në të njëjtën javë, një lojtar i Real Madridit (Karim Benzema), pastaj trajneri (Carlo Ancelotti) dhe tani presidenti i Real Madridit flet për Kylianin sikur të ishte tashmë njëri prej tyre. E përsëris: është një mungesë respekti që nuk mund të tolerohet”, theksoi Leonardo për L’Équipe.

Ai shtoi: “Florentino ka vazhduar ta bëjë këtë për dy vjet. Tregu i transferimeve tashmë ka përfunduar, sezoni është duke u zhvilluar. Ka ndeshje dhe Real Madrid nuk mund të vazhdojë të sillet kështu. Le të ndalen, Mbappe është lojtar i PSG-së dhe klubi e kupton në mënyrë perfekte se kjo marrëdhënie do të zgjasë”.


(Kosova Sot Online)