Arsenali identifikon zëvendësuesin e mundshëm të Lacazettes

  • A.P /
  • 05 October 2021 - 20:49
Arsenali identifikon zëvendësuesin e mundshëm të Lacazettes

Arsenal e ka të qartë së Alexandre Lacazette nuk do jetë edhe për shumë kohë pjesë e skuadrës.

Pasi kërkuan një rrugëdalje gjatë merkatos së verës që lam pas, mungesa e minutave gjatë këtij fillimi sezoni dhe lista e emrave që kërkojnë “Topçinjtë” për fazën e sulmit dëshmojnë edhe më shumë se lamtumira e sulmuesit francez po afrohet.

Të fundit që i janë bashkuar listës, siç thekson prestigjozja britanike Daily Mail, janë Dominic Calvert-Lewin, sulmuesi i Everton dhe Ollie Watkins nga Aston Villa.

Të dy futbollistët  janë shumë të pëlqyer nga bordi i Londrës.

Largimi i Lacazette mund të vijë gjatë mërkatos së dimrit ose verës së ardhshme, e pavarësisht se Aubameyang mund të mbesë sulmues i vetëm për një gjysmë sezoni, Arsenali nuk do të tentonte në nënshkruante me një nga sulmuesit anglezë deri në merakaton e verës së ardhshme. 

(Kosova Sot Online)