Reagon ylli i Barcelonës: Jeni duke e tepruar, ne nuk jemi ekip i mërzitshëm

  • S.A /
  • 06 October 2021 - 09:41
Reagon ylli i Barcelonës: Jeni duke e tepruar, ne nuk jemi ekip i mërzitshëm

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, ka reaguar ndaj kritikëve të ekipit të tij, duke këmbëngulur se ata po e teprojnë me vlerësimet e tyre negative për gjigantin katalonas.

Barcelona po kalon nëpër një krizë të madhe brenda dhe jashtë klubit, pasi përveç telasheve financiare, rezultatet e ekipit në fushë lënë shumë për të dëshiruar.

Barça i humbi dy ndeshjet e para në grup në Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e klub, pasi u mund bindshëm nga Barcelona dhe nga Benfica me rezultat të njëjtë 3:0.

Mesfushori holandez e pranon se rezultatet janë të këqija, por këmbëngul se sezoni nuk ka mbaruar për Barçën qysh në fillim.

“Po e teprojnë shumë, ne nuk jemi të mërzitshëm. Rezultatet janë të këqija, këtë nuk mund ta mohojë askush”, tha De Jong.

“Unë jam i zhgënjyer por jo edhe i rrënuar”, këmbënguli ai.

“njerëzit po e teprojnë kur po thonë se sezoni ka mbaruar për ne. Ne nuk kemi shumë më pak pikë se Real Madridi dhe Atletico Madridi dhe ka ende shumë ndeshje për t’u zhvilluar”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )