Haradinaj: UEFA duhet ta respektojë Kosovën dhe t’i ndalojë fyerjet

  • G.G /
  • 06 October 2021 - 14:53
Haradinaj: UEFA duhet ta respektojë Kosovën dhe t’i ndalojë fyerjet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas skandalit të fundit që e bëri Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) karshi Kosovës.

Në fakt, shtëpia e futbollit evropian, në hartën e vendosur dje me të gjitha shtetet që karakterizohen nga ngjyrat kombëtare të secilit, ajo e Kosovës dhe e Serbisë është e njëjtë.

Ky ishte një prezantim me rastin e logos së EURO 2024, që do të zhvillohet në Gjermani.

Ky është një tjetër skandal i madh nga organizata më e lartë e futbollit, për një temë e cila vazhdon të jetë e “nxehtë” në Ballkan.

Dhe, për këtë ish-kryeministri i Kosovës e ka bërë një postim reagues sot.

Ai e konsideron këtë si një diskriminim ndaj Kosovës.

“UEFA duhet ta respektojë Kosovën dhe të ndalojë fyerjet. Harta e paraqitur në prezantimin e EURO2024 është diskriminuese dhe e papranueshme. RH”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Edhe pse Kosova prej vitesh e ka fituar pavarësinë e saj, skandalet që e bëjnë atë ende pjesë të Serbisë kanë qenë permanente.

(Kosova Sot Online)