Casiraghi: Interi shënon më shumë me Dzeko, se me Lukakun

  • A.P /
  • 06 October 2021 - 15:13
Casiraghi: Interi shënon më shumë me Dzeko, se me Lukakun

Edin Dzeko e ka nisur më së miri me Interin, duke shënuar 6 gola në 7 javët e para të Serie A. Boshnjaku është vlerësuar edhe nga një emër i njohur në Itali, Pierluigi Casiraghi.

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Lazios në Serie A ka dhënë një intervistë për Tuttosport dhe mendon se Interin Dzeko e ndihmon më shumë Romelu Lukaku, i cili u shit për 115 milion euro te Chelsea.

“Dzeko është ndryshe nga Lukaku, ekipi luan ndryshe me të. Ai ka aftësi të mëdha teknike, ndihmon skuadrën me gola.

Nuk është aq i fuqishëm sa belgu, por ka më shumë kualitet dhe Interi dhe ka më shumë mundësi shënimi më të”, ka deklaruar Casiraghi. 

(Kosova Sot Online)