Legjenda angleze Lineker: Manchester Unitedi nënshkroi me Ronaldon në kopshtin tim

  • A.P /
  • 06 October 2021 - 15:20
Legjenda angleze Lineker: Manchester Unitedi nënshkroi me Ronaldon në kopshtin tim

Legjenda e Anglisë, Gary Lineker, ka thënë se shefi ekzekutiv i Manchester Unitedit, Ed Woodward, e mbylli marrëveshjen për Cristiano Ronaldon derisa po qëndronte në kopshtin e tij.

Në njërin prej transferimeve më të mëdha në historinë e Premierligës gjatë verës, sulmuesi 36-vjeçar u kthye në vendin ku bëri emër.

Ronaldo iu ribashkuar Manchester Unitedit nga Juventusit për 23 milionë euro, duke nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me djajtë e kuq, me mundësi vazhdimi për edhe një vit tjetër.

Lineker ka zbuluar se pjesa e fundit e marrëveshjes u arrit nga Woodward nga kopshti i tij.

“Do t’i hap letrat. Ed Woodward është mik shumë i mirë i imi dhe po ashtu fqinji im. Ai e bleu Ronaldon kur ishte në kopshtin tim!” zbuloi Lineker.

Ai shtoi: “Ishte e mahnitshme. Shpresoj se nuk po zbuloj shumë këtu, por ai e bleu atë.. e kam një fotografi fantastike të tij duke folur në telefon në kopshtin tim, të cilën mund ta shpërndaj një ditë me lejen e tij”.

Sulmuesi 36-vjeçar u kthye vrullshëm në Old Trafford duke i shënuar pesë gola në pesë ndeshjet para kësaj fundjave.

Por pavarësisht kontributit të portugezit, Unitedi nuk po arrin të ketë vazhdimësi, pasi u mposht nga Young Boys në Ligën e Kampionëve dhe u eliminua nga Carabao Cup pas disfatës ndaj West Hamit.

(Kosova Sot Online)