Çfarë loje po luan Kylian Mbappe?

  • A.P /
  • 06 October 2021 - 17:23
Çfarë loje po luan Kylian Mbappe?

Me një këmbë jashtë PSG-së, me një këmbë brenda, do të shkojë në Real Madrid, nuk do të shkojë në Real Madrid? Cfarë loje realisht po luan Kylian Mbappe?

Mbappe konfirmoi këto ditë se dëshira e tij në verë ishte ta veshë fanellën e Real Madridit, por pa i bërë presion Paris Saint Germainit që ta shesin te Los Blancos dhe si pasojë e kësaj, ai mbeti në “Parc des Princes”.

Duke treguar për dëshirën që kishte për t’u larguar nga Parisi dhe për të shkuar në Madrid, Mbappe i ka befasuar të gjithë për rinovimin e kontratës.

Meqenëse kontrata do t’i skadojë në qershor, Mbappe në janar mund të nënshkruajë me cilindo klub të dojë dhe për këtë, tre herë u pyet nga gazetarët nëse mund të ndërrojë e gjithë situata dhe të qëndrojë në PSG dhe të rinovojë kontratën.

(Kosova Sot Online)