Hadërgjonaj: “Presim fitore kundër Suedisë, atje na presin shumë tifozë tanë”

  • A.P /
  • 06 October 2021 - 20:54
Hadërgjonaj: “Presim fitore kundër Suedisë, atje na presin shumë tifozë tanë”

Hadërgjonaj: “Presim fitore kundër Suedisë, atje na presin shumë tifozë tanë”

Florent Hadërgjonaj, mbrojtësi i djathtë i Kosovës, ka folur para ndeshjes së Kosovës me Suedinë.

Ai ka thënë se i njohin cilësitë e suedezëve, por si në çdo ndeshje tjetër hyjnë për fitore.

“Besoj se tri ndeshjet e shtatorit kanë qenë shumë të mira dhe kemi bërë hapa përpara. Veten po e ndjej mirë dhe shpresoj se i gjithë ekipi do të vazhdojmë me paraqitje të mira. Të shtunën presim fitore si gjithmonë dhe po përgatitemi bukur mirë për këtë ndeshje. E dimë se çka na pret në Suedi, sepse kanë kualitet, por e njohim si kundërshtar. Atje do të ketë shumë tifozë tanë dhe pa dyshim do të jetë diçka speciale”, është shprehur Hadërgjonaj.

Edhe stërvitjen e nesërme Dardanët e zhvillojnë në Kompleksin e FFK-së në Hajvali, në orën 12:00. 


(Kosova Sot Online)