Hakimi është i pandalshëm, çfarë goli ka shënuar – Reali ka humbur një super lojtar

  • A.P /
  • 06 October 2021 - 22:18
Hakimi është i pandalshëm, çfarë goli ka shënuar – Reali ka humbur një super lojtar

Nuk ka asnjë dyshim që Achraf Hakimi sot është njëri prej mborjtësve të djathtë më të mirë në botë.

Ai ka shënuar për Marokun golin e epërsisë në minutën e 32-të.

Hakimi i shënoi një gol të bukur Guineas, duke dëshmuar se është më shumë se një mbrojtës.

Reali, ashtu si sezonin e kaluar, edhe këtë sezon, për shkak të dëmtimeve të shumta të Carvajal, po çalon në atë repart, repart që do të ishte i zgjidhur nëse nuk do të ishte shitur vitin e kaluar Hakimi.

(Kosova Sot Online)