“Ronaldo e ndryshoi mentalitetin e Man Utd”

  • S.A /
  • 07 October 2021 - 13:35
“Ronaldo e ndryshoi mentalitetin e Man Utd”

Mbrojtësi i majtë aglez Luke Shaw ka folur për ndikimin e madh të yllit portugez tek “Djajtë e Kuq”. 36 vjeçarin po e marrin si shembull lojtarët tjerë

Cristiano Ronaldo e ka ndryshuar mentalitetin e Manchester Unitedit.

Këtë e ka bërë të ditur mbrojtësi i majtë, Luke Shaw.

Ai thotë se lojtarët po e ndjekin rrugën yllin portugez, të cilin e shohin si shembull.

Shaw ka mbetur i impresionuar me fokusin në stërvitje dhe profesionalizmin e 36 vjeçarit.

Mbrojtësi britanik beson se lidershipi i fuqishëm i Ronaldos mund ta përmirësojë ekipin dhe t’ia shtojë atij vetëbesimin.

Sidoqoftë, United duhet të përmirësohet pasi i pësoi tri humbje në shtator dhe më pas barazoi me Evertonin në fillim të tetorit.

Ronaldo ka qenë vendimtar në disa ndeshje për “Djajtë e Kuq”.

(Kosova Sot Online )