Superkupa Mbarëkombëtare i bën bashkë klubet më të mëdha shqiptare në Shkodër

  • S.A /
  • 07 October 2021 - 13:14
Superkupa Mbarëkombëtare i bën bashkë klubet më të mëdha shqiptare në Shkodër

Liga Unike do ta fillojë edicionin e ri me Superkupën Mbarëkombëtare në të dyja konkurrencat.

Femrat do të garojnë në Vlorë, kurse meshkujt në Shkodër. Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 16 Tetor, kurse finalja do të luhet më 17 Tetor. Në gjysmëfinalen e parë takohen Vllaznia dhe Prishtina, dy skuadra me traditë në basketbollin e Shqipërisë dhe të Kosovës. Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet ndërmjet Teutës dhe Golden Eagle Yllit.

Skuadra durrsake është kampione dhe fituese e Kupës së Shqipërisë, duke i fituar dy trofetë në basketbollin shqiptar, kurse Golden Eagle Ylli është kampion i Ligës Unike, si dhe kampion i Kosovës.

Katër skuadra do të garojnë për trofeun e çmuar, si dhe historik, duke e marrë parasysh se ky është edicioni i parë i Superkupës Mbarëkombëtare, e organizuar nga Liga Unike. /Gazeta Express/

Orari-Meshkujt

16 Tetor

17:00 Vllaznia – Prishtina

20:00 Teuta – Golden Eagle Ylli

17 Tetor

20:00 Finalja

(Kosova Sot Online )