Franca e jashtëzakonshme, përmbys Belgjikën dhe kualifikohet në finale

  • A.P /
  • 07 October 2021 - 22:43
Franca e jashtëzakonshme, përmbys Belgjikën dhe kualifikohet në finale

Franca është kualifikuar në finale të Nations League, ku do të përballet me Spanjën.

Franca është finalisti tjetër i Ligës së Kombeve pasi e mundi 3-2 në gjysmëfinale Belgjikën.

Belgjika e nisi më mirë takimin, duke i shënuar dy gola të shpejtë Francës në stadiumin e Juventusit.

Fillimisht realizoi sulmuesi i Atletico Madridit.

28-vjeçari, Yannick Carrasco, arriti që të shënojë për Belgjikën, për 1-0 në minutën e 37’.

Pak minuta më vonë, në atë të 42-të, shënoi një supergol Romelu Lukaku, për 2-0.

Franca përmbysi gjithçka në pjesën e dytë dhe gjithçka nisi në minutën e 62-të, kur Karim Benzema ngushtoi epërsinë në 2-1.

Pak minuta pasi shënoi Karim Benzema për 2-1, realizoi edhe Kylian Mbappe.

Ai shënoi për 2-2 në minutën e 69-të, nga pika e bardhë.

Kur u mendua se kjo sfidë do të shkojë në vazhdime, doli në skenë mbrojtësi i Milanit, THeo Hernandez.

Ai shënoi një gol të bukur në minutën e 90-të, për 3-2, që doli të jetë gol i kualifikimit në finale, ku Franca do të ketë punë me Spanjë

(Kosova Sot Online)