Deschamps: “Synojmë trofeun kundër Spanjës që do të na detyrojë të vrapojmë shumë”

  • S.A /
  • 08 October 2021 - 10:51
Deschamps: “Synojmë trofeun kundër Spanjës që do të na detyrojë të vrapojmë shumë”

Theo Hernandez ishte heroi i Francës në gjysmëfinalen e Nations League kundër Belgjikës, në një ndeshje ku kampionët e Botës arritën të përmbysin rezultatin nga 0-2 në 3-2.

Trajneri Didier Deschamps ka folur pas ndeshjes sigurisht vëmendje mori finalja kundër Spanjës, që zhvillohet pas dy ditësh. Ai e di se Gjelat s’do ta kenë aspak të lehtë të dielën dhe do të vuajnë shumë në fushë.

“Shumë mendonin për një finale Itali-Belgjikë. Belgët zënë vendin e parë në renditjen e FIFA-s prej shumë vitesh, ndërsa ne jemi më poshtë. Spanja tregoi forcën e saj kundër Italisë, që luftoi fort edhe me 10 lojtarë. E njoh mirë kombëtaren spanjolle dhe do të na bëjë të vrapojmë. Kemi tre ditë kohë për të rikuperuar dhe për të synuar trofeun në finale”, u shpreh Deschamps.

Franca luan finalen me Spanjën të dielën me 10 tetor, në ora 20:45. 

(Kosova Sot Online )